Bota

Shpërthen bomba në Gjykatën e Podgoricës, 1 viktimë dhe pesë të plagosur

Mediat malazeze raportojnë se viktima është një 39-vjeçar. Ndërsa për të plagosurit nuk dihen detaje.

3 Mars 2023, 12:13 Nga F.M
Shpërthen bomba në Gjykatën e Podgoricës, 1 viktimë dhe
Gjykata e Podgoricës

MALI I ZI- Një person ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrethana të paqarta. Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave.

Mediat malazeze raportojnë se viktima është një 39-vjeçar. Ndërsa për të plagosurit nuk dihen detaje. Ata janë dërguar në spital dhe një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Pritet të zbardhen detaje të tjera në minutat në vijim lidhur me autorin e ngjarjes dhe me shkaqet që e kanë shtyrë atë të kryejë këtë shpërthium.

shperthim ne gjykaten e podgorices

Sondazh

Poll