Bota

Tragjedia në Greqi/ Vazhdon greva e thirrur nga Sindikata e Transportit për sigurinë

Në takime do të prezantohen sërish qëndrimet e lëvizjes sindikaliste për sigurinë hekurudhore dhe në komunikacion, duke kërkuar, siç nënvizon POS, një afat kohor të qartë për zbatimin e tyre për të shmangur ndonjë incident në të ardhmen.

3 Mars 2023, 10:10 Nga I.A
Tragjedia në Greqi/ Vazhdon greva e thirrur nga Sindikata e Transportit
Foto nga perplasja

GREQI- Protestat dhe grevat për përplasjen e trenave në Greqi do të vazhdojnë dhe ditën e sotme më 3 mars. Federata Panhelene e Hekurudhave dhe Mjeteve të Trasave Fikse, siç thekson në njoftimin e saj, në bazë të shkresave që i janë dërguar organeve kompetente (ministri, administrata, parti politike) në të gjitha vitet e mëparshme, do të hartojë një memorandum me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me hekurudhën dhe do të kërkojë takim i menjëhershëm me Ministrinë e Transporteve dhe partitë politike.

Në takime do të prezantohen sërish qëndrimet e lëvizjes sindikaliste për sigurinë hekurudhore dhe në komunikacion, duke kërkuar, siç nënvizon POS, një afat kohor të qartë për zbatimin e tyre për të shmangur ndonjë incident në të ardhmen. Menjëherë pas mbledhjeve dhe duke marrë parasysh rezultatet e diskutimeve, do të mblidhet Bordi Drejtues i Federatës, për të marrë vendimet përkatëse, pa përjashtuar përshkallëzimin e mobilizimeve, në rast se rezultatet nuk konsiderohen pozitive.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë pranë Larisës në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 57 të vdekur dhe 85 të plagosur. 

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll