Bota

Albin Kurti: Asociacioni nuk do të kalojë në qeveri

Sipas tij, jo veç pse është kryeministër por prej vitit 2010, i është dashur të pranoj pjesërisht atë që është trashëguar.

3 Mars 2023, 11:14 Nga I.A
Albin Kurti: Asociacioni nuk do të kalojë në qeveri
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në seancën e Kuvendit lidhur me qëndrimin e tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pas kritikave të opozitës që e ka pranuar themelimin e tij. Kurti tha se lidhur me këtë çështje nuk ka ndryshuar as në koncept e as në qëllim. Sipas tij, jo veç pse është kryeministër por prej vitit 2010, i është dashur të pranoj pjesërisht atë që është trashëguar.

“Çka kam thënë për Asociacionin, e ato gjashtë kushtet, gjithçka vlen, po e ritheksoj që nuk kam ndryshuar as në koncept, as në qëllim, as në kuptim. Ajo çfarë është dashur të bëj sot e prej vitit 2010 kur kam garuar për herë të parë për deputet, është të pranoj pjesërisht atë që është trashëguar në aspektin legal juridik dhe strategjiksht të përpjekem të bëj maksimumin për ndryshimin e saj. Pranim minimal i realitetit për ndryshim maksimal të tij. Dhe kjo është prej 2010, jo pse ja bërë kryeministër”, tha Kurti.

Ai tutje ka folur edhe për shprehjen ‘fqinjësi e mirë’, që është përdorur për herë të parë në propozimin evropian.

“Shprehja fqinjësia e mirë përdorët për herë të parë në marrëveshje, dhe kjo i bie ‘secili në shtëpi të vet’. Nuk ka fqinjësi pa dy shtëpi. Dhe përveç kësaj është neni 1 dhe neni 4 i marrëveshjes bazike se bashku me konceptin e fqinjësisë së mirë e formojnë njohjen 'de facto'," tha Kurti.

albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll