Bota

VIDEO/ Bëj 20 squat dhe merr biletën e urbanit falas, Rumania me gjetje gjeniale për të inkurajuar aktivitetin fizik

Ky aktivitet ka gjetur mbështetje dhe është pjesë e Festivalit Sportiv në Rumani.

3 Mars 2023, 09:52 Nga f.g
VIDEO/ Bëj 20 squat dhe merr biletën e urbanit falas, Rumania me
Foto nga aktiviteti

RUMANI- Një nismë e re ka gjetur mbështetjen e të rinjve në Rumani në lidhje me aktivitetin fizik duke i kaluar edhe pritshmëritë e organizuesve. Bëhet fjalë për "Bileta e Shëndetit", një projekt sportiv që këmben një biletë urbani me 20 squat që duhet të kryhen brenda 2 minutave. Ky aktivitet ka gjetur mbështetje dhe është pjesë e Festivalit Sportiv në Rumani. Për më tepër ndiqni pamjet: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Аліна Бжолка (@alinabzholkina)

"Bileta e Shëndetit, projekti sportiv kushtuar komunitetit që ishte i suksesshëm përtej pritshmërive, kthehet në Cluj-Napoca. Është faza e tretë e programit të iniciuar nga Festivali Sportiv, me mbështetjen e Bashkisë së Cluj-Napoca dhe Këshilli vendor. Udhëtarët do të mund të marrin sërish një biletë autobusi falas në këmbim të 20 squats, të kryera në maksimum dy minuta."-njoftojnë organizatorët./Dosja.al

bileta e shendetit rumani

Sondazh

Poll