Politike

"Enough is enough", demokratët nisin marshimin në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'

Demokratët do të ndalen para Kryeministrisë. Vetë kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij. 

3 Mars 2023, 12:23 Nga F.M
"Enough is enough", demokratët nisin marshimin në bulevardin
Protesta

TIRANË- Ka nisur protesta e Partisë Demokratike. Turma e demokratëve po marshon në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'.  Të rinjtë mbajën përpar pankartën 'Enough is Enough' (Mjaft është mjaft). Demokratët do të ndalen para Kryeministrisë. Vetë kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij. 

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë gjithashtu të pranishëm në tubim./Dosja.al

protesta per mcgonigal

Sondazh

Poll