Art&Argëtim

Courteney Cox tregon historinë: Babai im nuk donte që unë të bëhesha aktore, por të shisja pishina në biznesin e familjes

Siç ka treguar për “Tonight Show”, ajo ishte shumë pranë marrjes së një vendimi që do ta largonte nga aktrimi dhe roli i “Monicës” nga “Friends”, përmes të cilit u bë më e njohur.

2 Mars 2023, 15:37 Nga k.m.
Courteney Cox tregon historinë: Babai im nuk donte që unë të
Courteney Cox

SHBA- Me rastin e vendosjes së yllit të saj në Walk of Fame, aktorja Courteney Cox ka dhënë një intervistë, duke folur për karrierën e saj. Siç ka treguar për “Tonight Show”, ajo ishte shumë pranë marrjes së një vendimi që do ta largonte nga aktrimi dhe roli i “Monicës” nga “Friends”, përmes të cilit u bë më e njohur.

Aktorja 58-vjeçare tregoi se babai i saj nuk donte që ajo të ndiqte aktrimin, por të vazhdonte biznesin e familjes, duke shitur pishina.

"Po flisja me babin tim dhe ai më tha: "Cece", duhet të kthehesh në shtëpi. Ke rrugë e gjatë nga Los Angeles në Alabama dhe është koha për t'i bërë bërë gati plaçkat. Je një shitëse, ne jemi shitës shumë të mirë. Duhet të zgjedhësh të bësh atë që bën më mirë,"-tha ajo.

Së fundi, ajo deklaroi se: Të nesërmen mora një telefonatë që mora një rol pas audicionit për Family Ties. Mora rolin e të dashurës së Michael J. Fox.

E kështu i ndryshoi dhe jeta...

courteney cox

Sondazh

Poll