Politike

Masakra e Paskuqanit/ Braçe: Gjyqtari Hoxha e ka kaluar Vettingun me ndërhyrje, Tabaku: Fol me emra

Po ashtu, Braçe ka folur dhe për çështjen McGonigal, ku ngriti pyetjen nëse Lulzim Basha e njeh atë apo ndonjë person që ai ka përreth.

2 Mars 2023, 17:58 Nga I.A
Masakra e Paskuqanit/ Braçe: Gjyqtari Hoxha e ka kaluar Vettingun me
Jorida Tabaku dhe Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar gjyqtarin që ka liruar vrasësin e tre grave ditën e djeshme Dan Hutrën. Gjatë fjaës së tij në Kuvend, Braçe ka deklaruar se gjyqtari që e ka liruar ka dhënë argumenta absurde, duke theksuar se më i rëndë është fakti që ai ka kaluar dhe Vettingun.

“Shqipëria e ka përjetuar kaosin, kjo thirrja këtu që nga mëngjesi që nesër mbledhur atje, ka lidhje me qytetarët, s’ka lidhje me sallën, ajo që ndodhi dje me 6 gra është një miniaturë e kaosit që ndodhi në 96 që kishte përgjegjës politikanët. Nuk do i përmendja për nekorfili, dhe më vjen keq për atë që është thënë në seancë, gjykatësi ka thënë një tmerr, se ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën që që të mos i njoh rregullat dhe ky gjyqtar e ka kaluar vettingun me ndërhyrje edhe këtej dhe andej, ky është problem, është problem shumë i madh”, tha Braçe.

Po ashtu, Braçe ka folur dhe për çështjen McGonigal, ku ngriti pyetjen nëse Lulzim Basha e njeh atë apo ndonjë person që ai ka përreth.

"Qeveritë më të mira i kemi nga ai. Pronat private i kemi nga ai. Më në fund arritëm që të mësonim se paratë nga ai rriteshin. Thjesht dhe vetëm ishte një ekonomi firmale, ku na mësoi se paraja bëhet duke vrarë. Po çrëndësi ka, ky burrë na futi në NATO, na solli liri. Ky burrë që ju e quani lider historik, u shpall nongrata. Ky burrë quhet Tritan Shehu, por gabimisht e mori një tjetër. Kjo është bota surreale. Unë një pyetje të dytë kam për ju, ku është Lulzim Basha, pse nuk vjen të flasë këtu Lulzim Basha. A e njeh Lulzim Basha Charles McGonigal, po ata që ka përreth McGonigal ai njeh Lulzim Basha," tha Braçe.

Në përgjigje të akuzës sw deputetit Braçe se gjyqtari Hoxha ka kaluar Vettingun me ndërhyrje, kolegia  demokrate Tabaku i ka kërkuar që të flasë me emra.

Kush ka kaq shumë influencë nga të dyja kahët që të influencojë që një gjyqtarë që të kalojë vettingun, fol me emra. Kush ka influencuar, i kam lexuar dje vendimet e gjykatës edhe faktin që ndodhej në qeli me një të dënuar me krime të rënda, kush ndikon sot në procesin e vettingut, se pastaj ta lëmë këtë punë që miratuam një reformë, ne presim që drejtësia e re të na flasë, ndërsa drejtësia e re liron atë që nuk ka mbrojtje politike”, thaTabaku.

erion braçe jorida tabaku

Sondazh

Poll