Sport

ZYRTARE/ Braziliani Danilo rinovon kontratën edhe për një vit te Juventusi...

“Ishte dëshira ime që të mund të qëndroja këtu gjatë gjithë kësaj kohe. Mendoj se kam ardhur në kohën ideale, për të hedhur rrënjë dhe për të vazhduar këtu”

2 Mars 2023, 17:09 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Braziliani Danilo rinovon kontratën edhe për një vit te

ITALI - Juventusi konfirmoi këtë të enjte, marrëveshjen me Danilon, për të vazhduar kontratën me ‘Zonjën e Vjetër’ edhe për një vit, pra deri në qershor 2025.

Mbrojtësi brazilian Danilo, 31 vjeç, po kryen sezonin e tij të katërt te Juventusi, ku mbërriti në vitin 2019 nga Manchester City. CV-ja e tij përfshin gjithashtu periudha të ndryshme te Real Madrid, FC Porto dhe Santos.

Në Torino, braziliani ka luajtur tashmë 142 ndeshje, duke shënuar tetë gola dhe dhjetë asistime me fanelën bardhezi të Juves.

“Jam shumë i lumtur, sepse ishte dëshira ime që të mund të qëndroja këtu gjatë gjithë kësaj kohe. Mendoj se kam ardhur në kohën ideale, për të hedhur rrënjë dhe për të vazhduar këtu, për të bërë punën time. Tani për tani, objektivi kryesor është të kthejmë Juventusin në vendin që meriton: lavdi, fitore dhe trofe, sepse kjo është historia e klubit dhe është shumë e pasur. 

Juventusi përfaqëson një shtëpi për mua, është vendi ku gjeta vendin më të mirë për të zhvilluar futbollin tim. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu. Vlerat e klubit janë të lidhura me historinë time dhe të prindërve të mi: qëndrueshmëria, përulësia dhe puna, gjithmonë me këmbët në tokë. Këto janë vlera që i sjell me vete nga shtëpia, nga familja ime dhe që lidhen shumë mirë me atë që përfaqëson Juventusi”,- tha Danilo.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll