Sport

Gjykata ndryshon ‘urdhërin’, tifozët e Fenerbahçes do të jenë ndaj Kayserispor...

Gjykata administrative e Kayserit pezulloi vendimin fillestar të bordit rajonal të sigurisë për mos lejimin e tifozëve të Stambollit

2 Mars 2023, 16:28 Nga DOSJA
Gjykata ndryshon ‘urdhërin’, tifozët e Fenerbahçes

TURQI - Tifozët e Fenerbahçes do mund të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës në Kayserispor, në Ligën Turke, pasi një gjykatë administrative në Kayseri, e pezulloi vendimin fillestar të këshillit të sigurimit të rajonit.

Të martën, organi i sigurisë në Kayseri ndaloi praninë e çdo tifozi të klubit të skuadrës nga Stambolli, për shkak të protestave që u zhvilluan ditën e fundit në stadiumin e Fenerbahçes, në të cilat u kërkua dorëheqja e qeverisë, pas më shumë se 45.000 njerëzve të vdekur, si pasojë e tërmetit që preku juglindjen e vendit.

Nënkampionët aktualë të Ligës Turke apeluan vendimin, dhe sot një gjykatë administrative në Kayseri, përfundoi duke hequr vendimin për ndalimin e tifozëve të Fenerbahces, e vendosur nga këshilli i sigurimit rajonal.

Të shtunën, në Stamboll kundër Konyaspor (4-0), tifozët e Fenerbahces thirrën për dorëheqjen e qeverisë, së drejtuar 20 vjet më parë nga Rexhep Tajip Erdogan, duke kritikuar mungesën e koordinimit dhe menaxhimit joefikas pas tërmeteve në jug të Turqisë dhe Siria veriore.

Protestat në ndeshjen e Fenerbahçes, u ndoqën të nesërmen, të dielën, edhe nga mbështetësit rivalë të Besiktas, ku mijëra njerëz thirrën të njëjtat fjalë: "qeveri, dorëheqje", në një ndeshje, në të cilën ata hodhën mijëra lodra dhe lodra të buta në fushë, për fëmijët e prekur nga tërmeti.

Si rezultat, disa mbështetës të Besiktas u arrestuan dhe lideri i partisë së aksionit nacionalist, aleati i Erdoganit, bëri thirrje që ndeshjet të zhvillohen pa tifozë nëse protestat vazhdojnë. Kampionati turk kryesohet nga Galatasaray me 54 pikë, e ndjekur nga Fenerbahçe me 48 dhe Besiktas me 40 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll