Sport

TESTIMI! Ronaldo fuqizon 'markën' Al Nassr: efektet e CR7 në rrjetet sociale të klubit...

Faqja në Instagram e klubit saudit është e dyta, pas Real Madridit, PSG-së dhe Barcelonës

2 Mars 2023, 16:52 Nga DOSJA
TESTIMI! Ronaldo fuqizon 'markën' Al Nassr: efektet e CR7 në

ARABIA SAUDITE - Kalimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassr tërhoqi vëmendjen, jo vetëm në klub edhe Ligën Saudite, por në të gjithë botën. Shumë vende filluan të transmetojnë lojëra, për shkak të gjuhës portugeze dhe rrjetet sociale të Al Nassr regjistrojnë hite si kurrë më parë.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga portali 'DeporFinanzas', Al Nassr ishte klubi i katërt me më shumë ndërveprime në mbarë botën gjatë muajit janar: 150 milionë. Mbi sauditët renditen vetëm Real Madrid me 209 milionë, PSG me 207 dhe Barcelona me 203. 

Në Twitter, ai arriti në 12.5 milionë ndërveprime dhe është në ‘Top 3’, pas Barcelonës dhe Galatasaray. Në Tik-Tok, 166 milionë panë postime nga klubi i Riadit.
Sportivisht, klubi gjithashtu nuk ka asgjë për t'u ankuar. Ronaldo tashmë ka shënuar 8 gola dhe Al Nassr kryeson Ligën Saudite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Deportes&Finanzas® (@deporfinanzas)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll