Sport

Mësuesja sensuale e anglishtes, që po “çmend lojtarët e Premier League”... dhe partneret e tyre...

Sara Duque është një ish-juriste sportive, e cila vendosi të ndihmojë lojtarët e futbollit të flasin një gjuhë tjetër.

2 Mars 2023, 15:37 Nga DOSJA

Mësuesja sensuale e anglishtes, që po “çmend

ANGLI - Futbollistët e huaj në Premier League zakonisht punësojnë shërbimet e mësuesve të anglishtes, në mënyrë që përshtatja e tyre me vendin ku do të luajnë të jetë sa më e lehtë. Ndodh në të gjitha vendet dhe me disa gjuhë. 

Në këtë rast dhe në Premier League, Sara Duque është një mësuese, që i ndihmon futbollistët që nuk dinë anglisht të mësojnë këtë gjuhë. Një e re e lindur në Portugali, e cila është e përkushtuar për të qenë një "trajnere e gjuhës" për lojtarët dhe trajnerët, por në orët e fundit ajo gjeneroi një revolucion.

Ajo flet perfekt portugalisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe spanjisht, e cila tani ka hyrë në botën e futbollit. Ajo përdor një formulë, që është përmes teknikave të kujtesës, e cila u lejon ‘nxënësve’ të mësojnë gjuhën e dëshiruar me një ritëm më të shpejtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Duque | Football Language Coach (@saralduque)

I lindur në Calchín, Córdoba të Argjentinës, Julián Álvarez është një nga studentët e Sarës te Manchester City. Në këtë rol, Sara ka shkruar një mesazh në rrjetet e saj sociale, ku ka vënë në pah talentin dhe qëndrimin për të mësuar anglisht, të sulmuesit të skuadrës argjentinase. 

“Në futboll, komunikimi i qartë mes lojtarëve është thelbësor për të ekzekutuar strategjitë, për të marrë vendime në sekondë dhe për të arritur objektivat e ekipit”,- shpjegon vajza, aktualisht me qendër në Mançester, në një postim në rrjetet e saj sociale. “Në mënyrë të ngjashme, në jetë, komunikimi efektiv mund të na ndihmojë të ndërtojmë marrëdhënie, të zgjidhim problemet dhe të lundrojmë në kultura të reja”, vazhdon postimi i saj.

“Nga ngritja e Kupës së Botës deri te pushtimi i një gjuhe të re, talenti i studentëve të mi nuk ka kufij”,- ka shkruar ajo si mbishkrim i një fotoje me kampionin e botës në Katar 2022. Menjëherë, kjo ish-avokate sportive arriti famë. Pa shkuar më tej, në një program televiziv argjentinas (Invasores, transmetuar nga kanali América), një gazetar raportoi se gratë e disa lojtarëve janë xheloze për të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll