Sport

Lopetegui 'dorëzohet' dhe pranon humbjen: “Liverpool e meritonte të fitonte”...

“Mendoj se nuk luajtëm atë që kishim përgatitur. Është turp, por ata e merituan fitoren”.

2 Mars 2023, 12:49 Nga DOSJA
Lopetegui 'dorëzohet' dhe pranon humbjen: “Liverpool e

ANGLI - Julen Lopetegui, trajneri i Wolverhamptonit, është dorëzuar dhe ka pranuar humbjen 0-2 ndaj Liverpoolit, në xhiron e shtatë (të vonuar) të Premierligës.

“Ne mund të kishim ndërprerë ritmin e tyre. Ne nuk i dëmtuam në hapësirë. Ne vendosëm Adama (Traoré), por ai nuk gjeti asnjë moment, ata ishin agresivë nën presion. Në pjesën e parë arritëm të kapërcejmë disa momente presioni, në pjesën e dytë jo”, tha ai.

“Kur je në këtë lloj loje, duhet të jesh i qetë dhe me top. Në pjesën e parë ia dolëm, por në të dytën nuk patëm mundësi”,- vazhdoi ai, duke pranuar se ‘Reds’ ishin fitues me të drejtë.

“Mendoj se nuk luajtëm atë që kishim përgatitur. Në pjesën e parë ishim shumë më mirë, në pjesën e dytë nuk arritëm ta kishim topin. Është turp, por ata e merituan fitoren. Sot nuk e kam të lehtë të mbaj mendësi pozitive, ndoshta brenda pak ditësh”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll