Sport

Agjenti i Kvaratskhelia: "Babai i tij është për Barcelonën, por ai do Madridin"...

Mamuka Jugeli pohon në një intervistë për një medium gjeorgjian, se idhulli i ri i Napolit nuk po nxiton të largohet nga klubi i tij aktual, por ai preferon skuadrën ‘los blancos’ në vend të katalanasit.

2 Mars 2023, 11:28 Nga DOSJA
Agjenti i Kvaratskhelia: "Babai i tij është për

SPANJE - Viti për gjeorgjianin Kvaratskhelia ka qenë i jashtëzakonshëm. Lavdërimet nuk pushojnë kurrë nga Italia, për një lojtar që deri në këtë sezon ishte një i panjohur absolut për futbollin ndërkombëtar. Dhe pas sezonit të tij të parë, në një ligë të madhe kontinentale, ai dhe Napoli i tij, po korrin një vit historik. Aq sa e quajnë Kvaradona.

Dhe siç ndodh shpesh me lojtarët e mëdhenj dhe të talentuar, nuk është e çuditshme që ata janë të lidhur, thuajse pa e kuptuar me skuadrat e mëdha të Europës. Agjenti i tij, ish-lojtari gjeorgjian, Mamuka Jugeli, po kujdeset për këtë sa herë që i jepet rasti.

E fundit ishte në kanalin GeoTeam, në të cilën përfaqësuesi i lojtarit të Napolit, foli me zë të lartë dhe qartë për opsionet e ardhshme të lojtarit të tij dhe natyrisht në tavolinë u hodhën edhe emrat e dy klubeve të para në Spanjë.

Babai i tij, Badri, dhe unë jemi për Barcelonën, ​​por Kvara do Madridin. Ai është një lojtar i atij niveli, ai mund të luajë për çdo ekip. Nëse do ta shihja me fanelën e Barçës, do të isha shumë i lumtur, por ai është një tifoz i Madridit”, pranon agjenti gjeorgjian.

Megjithatë, Jugeli nuk po nxiton ta shohë me një fanelë tjetër, madje pohon se tashmë është takuar me drejtuesit napolitan dhe ata nuk po mendojnë ende të flasin për të ardhmen e tij më të afërt. Ai ka kontratë deri në vitin 2027, ka luajtur 20 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar 10 gola, duke dhënë edhe 11 asistime.

"Ai është i lumtur në Napoli dhe ne nuk jemi me nxitim për rinovimin. Por një gjë është e qartë: në Itali ai nuk do të luajë për një ekip tjetër italian përveç Napolit. Pas 10 apo 15 vitesh, kush e di, Interi mund ta dëshirojë. Por sot nuk shoh një ekip tjetër përveç Napolit”,- përfundon ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll