Sport

Madonna ka një të dashur të ri në jetën e saj: trajnerin e boksit Josh Popper…

Sportisti është 35 vjet më i ri se këngëtarja...

2 Mars 2023, 11:47 Nga DOSJA

Madonna ka një të dashur të ri në jetën e saj:

SHBA - Nuk ka qenë një ditë e mirë për Madonën. 'Mbretëresha e popit' po merret me vdekjen e fundit të vëllait të saj, Anthony Ciccone, dhe sipas raportimeve të ndryshme të ‘Daily Mail’, ajo po gjen qetësi dhe strehë, te partneri i saj i ri. Ky është Josh Popper, 35 vjet më i ri se ajo. 

Madonna dhe Andrew Darnell, një model 23-vjeçar, u ndanë disa javë më parë dhe ka gjetur iluzionin e dashurisë me Josh Popper. Media britanike ‘Daily Mail’ ka raportuar për këtë çift të ri, që është krijuar së fundmi. Ai është një sportist 29-vjeçar,  35 vite më i ri se artistja.

Madonna ka një të dashur të ri në jetën e saj:

Të dy janë parë në disa imazhe në rrjetet sociale. Konkretisht, disa foto në një ring boksi, në të cilin ata janë të përqafuar së bashku me tre trajnerë.

Kush është Josh Popper, i dashuri i ri i Madonës? I riu është një ish-futbollist i ekipit të Arizona Cardinals, në të cilin hyri në vitin 2016. Ai u diplomua në vitin 2015 në Universitetin Rowan në Glassboro, por nuk pati shumë sukses në NFL.

Madonna ka një të dashur të ri në jetën e saj:

Më pas, ai e kërkoi fatin në boks. Atje, Josh Popper hapi një palestër të vendosur në zemër të Nju Jorkut, Bredwinners. Në fakt, boksi ka qenë elementi që ka bashkuar sportistin me Madonën, pasi Josh Popper është trajneri i një prej gjashtë fëmijëve të ‘Mbretëreshës së Popit’.

Një nga djemtë e Madonnas ka boksuar me Popper që nga viti 2020, filozofia e tij e stërvitjes thuhet se është si më poshtë: "Ai nuk ju mëson vetëm të lëvizni në ring, por edhe të lëvizni në jetë", ose "përdorni trupi dhe truri për të mësuar një aftësi të re, për të ndërtuar forcë dhe për të lëvizur funksionalisht”.

Madonna ka një të dashur të ri në jetën e saj:

Josh Popper është shfaqur edhe në televizion. Konkretisht, në një reality show të quajtur 'Shtëpia Verore', një program në kanalin ‘Bravo’ në të cilin Popper ishte pjesë e një sezoni. Lidhur me aspiratat e tij personale, Popper dëshiron t'i përkushtohet profesionalisht boksit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll