Sport

Kapiteni Leo Messi blen 35 iPhone, të veshur me ar, për t'ua dhënë bashkëlojtarëve të tij në kombëtaren e Argjentinës…

Messi ka shpenzuar 210.000 euro për 35 telefona celularë, me mbulesa të veshura me ar, për t’ua dhuruar shokëve të tij.

2 Mars 2023, 07:13 Nga DOSJA

Kapiteni Leo Messi blen 35 iPhone, të veshur me ar, për t'ua

FRANCE - Leo Messi mori 35 iPhone, të veshur me ar, të cilat do t'i shpërndajë mes bashkëlojtarëve të tij në kombëtaren e Argjentinës për fitimin e Kupës së Botës 2022 në Katar.

"Ishte një nder t'i përgatisja 35 iPhone, 14 tërësisht ari, Leo Messit për shokët dhe stafin e tij, si një dhuratë për të fituar finalen e Kupës së Botës," ndanë Benjamin Lyons dhe Indesign Gold në llogaritë e tyre në Instagram.

Kapiteni Leo Messi blen 35 iPhone, të veshur me ar, për t'ua

Anëtarët e ‘Scalonetas’ do të marrin celularët, në të cilët do të jetë stema e AFA-s, tre yjet e kampionateve Botërorë, titulli kampion i Botës 2022 dhe emri me numrin e fanelës të secilit prej lojtarëve.

‘TNT Sports’ publikon se Messi ka paguar 210 mijë euro që të mund t’i dhurojë bashkëlojtarët e tij këto 35 celularë me mbulesë të veshur me ar.

Kapiteni Leo Messi blen 35 iPhone, të veshur me ar, për t'ua

"Messi është një nga klientët tanë më besnikë dhe ai na kontaktoi disa muaj më parë pas finales së Kupës së Botës. Ai tha se donte një dhuratë të veçantë për të festuar fitoren e pabesueshme, por nuk donte dhuratën e zakonshme të orëve. Kështu që, ia sugjerova këtë dhe atij i pëlqeu ideja,”- shpjegoi Lyons, CEO i Indesign Gold.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll