Sport

Fa Cup/ Manchester United në çerekfinale, në mënyrë të beftë eliminohen Tottenham dhe Southampton...

‘Djajtë e Kuq’ përmbysin ‘Çekiçët’ në minutat e fundit, Spurs humbin 1-0 nga Sheffield United. Eliminohen edhe 'Shenjtorët'

1 Mars 2023, 23:47 Nga DOSJA
Fa Cup/ Manchester United në çerekfinale, në mënyrë

ANGLI - Raundi i 16-të i FA Cup: Manchester United kalon në çerekfinale, duke mposhtur West Hamin 3-1 me përmbysje. Benrahma shënoi për ‘çekiçët’ në minutën e 55-të, më pas autogoli i Aguerd (77’), perla e Garnacho (90’) dhe Fred (95’) shpëtojnë ‘Djajtë e Kuq’. 

Manchester United kalon në çerekfinale, duke e përmbysur West Hamin me rezultat 3-1. Në krahët e entuziazmit ‘Djajtë e Kuq’, që nisin fuqishëm me Antonin, që në minutën e 7-të provon me të djathtën e tij klasike. Në minutën e 23-të u shfaqën edhe mysafirët, ku Antonio u neutralizua nga De Gea para portës. Skuadra e Moyes rritet në pjesën e fundit, me garën në ekuilibër. 

Në fazat e para të pjesës së dytë, ritmet rriten, me mysafirët që gjejnë gjithnjë e më shumë besim: ‘çekiçët’ zhbllokojnë lojën në minutën e 55-të, me goditjen e fuqishme të Benrahmës. Pas avantazhit të Hammers ndeshja ndizet. Ten Hag fut në fushë Rashford dhe Casemiro, me brazilianin që pa golin 1-1 të anuluar pas një kontrolli nga VAR.

Mikpritësit e rikthejnë ndeshjen në ekuilibër në minutën e 77-të, me autogol të Aguerd nga këndi. Skuadra e Ten Hag shtyn deri në fund, duke arritur të përmbysi rezultatin në minutën e 90-të me një goditje të bukur me këmbën e djathtë nga Garnacho. Në finale (95') Fredi kujdeset për mbylljen e ndeshjes, pas një tjetër gabimi të Aguerd. Manchester United fiton 3-1 dhe shkon në çerekfinale. West Ham u eliminua.

Në ndeshjen tjetër, Tottenham u eliminua pas një disfate të bujshme 1-0 në Sheffield United. Goli i Ndiaye në minutën e 79-të ishte vendimtar. Skuadra e Contes tenton të barazojë, por ndeshja përfundon 1-0. Tottenham eliminohet kundër të gjitha gjasave, Sheffield United shkon në çerekfinale.

Gjithashtu është eliminuar edhe Southampton, teksa është mundur 2-1 në shtëpi nga modestët e Grimsby Town.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll