Sport

PSG dhe Interi pajtohen, Nasser Al-Khelaïfi dhe Steven Zhang shtërngojnë duart…

Gjithçka do të rregullohet mes drejtuesve të Paris Saint-Germain dhe atyre të Interit, pas tensioneve për ‘dosjen’ Skriniar.

2 Mars 2023, 11:11 Nga DOSJA
PSG dhe Interi pajtohen, Nasser Al-Khelaïfi dhe Steven Zhang

FRANCE - Dritarja e transferimeve të Parisit nuk ishte e lehtë. Pas javësh negociatash dhe përmbysjeje të shumta të situatës, asnjë lojtar nuk ka firmosur përfundimisht në klubin kryeqytetas. Keqardhje e madhe e drejtuesve parizienë, pasi nuk mundën të nënshkruanin me Milan Skriniar. 

Mbrojtësi i Interit, me kontratë deri në qershor me skuadrën italiane, do të qëndrojë në Serie A deri në qershor, para se t'i bashkohet PSG-së për sezonin e ardhshëm. Një ‘dosje’ e cila tensionoi të dy palët, veçanërisht rreth çmimit të pretenduar nga interistët, mjaftueshëm për të shkaktuar tensione të caktuara mes dy klubeve.

Por padyshim, kjo aferë tashmë është harruar, siç zbuloi Alessandro Antonello, drejtori i përgjithshëm i Interit gjatë një konference për shtyp, duke shpjeguar se gjithçka ishte zgjidhur gjatë një darke të organizuar me këshillin e administrimit të ECA-s, në të cilin Al-Nasser është shefi:

"Mosmarrëveshjet me Paris Saint-Germain për Skriniar janë zgjidhur. Ishte një darkë shumë e këndshme me Nasser Al-Khelaïfi. Steven Zhang ishte i ftuar dhe u diskutuan gjithashtu problemet e tregut të transferimeve." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll