Politike

Boçi: Ndërprisni seancën, s'ka debat pa kryeministrin! Balla hap audion e 21 janarit: Qëllojini mbi trupa! U dha urdhri me porosi nga Berisha

Boçit iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por me publikimin e audios së 21 janarit. 

2 Mars 2023, 11:53 Nga F.M
Boçi: Ndërprisni seancën, s'ka debat pa kryeministrin!
Taulant Balla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka kërkuar që seanca e sotme plenare të ndërpritet. Nga Foltorja e Kuvendit, Boçi tha se pa prezencën e kryemnistrit Edi Rama, i cili u largua, nuk ka kuptim që të vazhdohet të flitet për një çështje ku kreu i qeverisë është i përfshirë. Boçit iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por me publikimin e audios së 21 janarit. 

Pjesë nga bisedat mes tyre: 

Luçiano Boçi; Këtu ishim mbledhur për të mbajtur debat me kryeministrin Edi Rama, Këtu nuk erdhëm për të dëgjuar hartimin e shkollës së mesme. Dhe pa kryeministrin Rama nuk ka debat. Ju lutem, thërrisni kryeministrin. Ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin. S'ka as bashki mtë këtyre tre pikave

Ju them, për përgjigje, më datë 26 ky Kuvend ka votuar për bashkim

Taulant Balla: Kemi një audio të re, i bëj thirrje prokurorisë që më në fund këtë çështje ta hetojë (hap uadion). Është publikuar më në fund materiali audio, një natë më parë nga një gazetar investigativ. Jua zbardh unë. Dashmir, thotë komendati i Gardës, gati për zjarr ushtarak. Nëse do hyjnë brenda do hapet zjarr luftarak për t'i asgjësuar. Bën thirrje me altoporlant, largohu nga hyrja thërret Dashamiri dhe bëhen gati. Mbani armët në dorë, kur t'ju them unë, qëlloni në trup. Nëse secili prej jush këtu e ka zemrën në vendin e duhur, mendjen në vendin e duhur, si ka mundësi që Komandanti i Gardës së Republikës sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar që po protestonte në shesh. Në këtë moment qëllohet nga pistoleta e Ndrea Prendit dhe nga automatiku i një tjetri. Me çfarë, me një zjarr luftarak. Zjarri luftarak nuk ka lidhje me priotestën, mund ta bësh në Afganistan, apo ku të duash. 

luciano boci taulant balla seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll