Politike

Bardhi: Rama u soll si i pandehur, vendosi të heshtë! U hapi rrugën influencave ruse në Ballkan, por s'na e shpjegoi dashurinë me ish-agjentin e FBI

Bardhi tha gjithashtu se Rama është një nga personat që ka vendosur t'i hapë rrugën influencës ruse dhe ka dëmtuar imazhin e SHBA-ve. 

2 Mars 2023, 11:38 Nga F.M
Bardhi: Rama u soll si i pandehur, vendosi të heshtë! U hapi
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka konsideruar të pandehur për dosjen e ish-agjentit të FBI-së kryeministrin Edi Rama. Nga Foltorja në Kuvend, Bardhi tha se fjalimi i mbajtur nga Rama në Kuvend, tregonte se kreu i qeverisë kishte vendosur të heshtte. Bardhi tha gjithashtu se Rama është një nga personat që ka vendosur t'i hapë rrugën influencës ruse dhe ka dëmtuar imazhin e SHBA-ve. 

Pjesë nga deklarata e Bardhit:  

Nuk na tha se ç'ishte gjithë kjo dashuri e madhe e shefit të FBI-së me kryeministrin e Shqipërisë. Pse nu kkishte të njëjtëm marrëdhënie ky njeri me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kosovës apo Malit të Zi. Çfarë e lidhte këtë marrëdhënie speciale. Dy janë njerëzit që janë përmendur më shumë në këtë raport, rusi Oleg Deripaska dhe kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s, Edi Rama. Rama u soll sot si një i pandehur, vendosi të heshtte për të gjitha akuzat. Ka brenda pasoja të shumëfishta, trafikun e influencave, abuzimin me pushtetin, cënimin e marrëdhënieve tona me SHBA-të, turpërimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ka dëmtuar rëndë imazhin e aleatit tonë strategjik, të SHBA-ve. Për çfarë e bën këtë, që ta përdorë hetimin e organizuar për të goditur Opozitën. Vetëm në një rast të tillë ndodh që një Agron Neza paguan 225 miëj dollarë dhe këshilltari i tij paguan qëndrimet e akomodimin e McGonigal dhe gjen dëshmitarë. Për çfarë e bën Neza këtë? Për të goditur PD-në, përfiton gjë? Jo. I vetmi që përfiton është Rama. Por s'e ka llogaritur që SHBA-të nuk janë oborri i tij në Surrel. Korruptimi me të paktën 225 mijë dollarë është një nga ato akte që nuk harrohet e nuk falet., Në qershor të vitit 2021, Biden tha se lufta kundër korrupsionit në Ballkan, kryesisht në Shqipëri është prioritet dhe ja më 24 janar doli se kryeministri ka korruptuar një zyrtar të FBI-së. Mjafton rreziku i një kryeministri të korruptuar për të bërë që influenca ruse të futet në Ballkan. 

gazment bardhi seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll