Bota

Tragjedia në Greqi/ Sindikatat në protestë, fajësojnë qeverinë për neglizhencë ndaj sistemeve të sigurisë hekurudhore

Protestat u mbajtën edhe në Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës.

2 Mars 2023, 09:12 Nga a.l
Tragjedia në Greqi/ Sindikatat në protestë, fajësojnë
Pamje nga Larisa pas tragjedisë hekurudhore

GREQI- Sindikatat greke kanë organizuar protesta, pas fatkeqësisë hekurudhore me të paktën 44 persona të vdekur, ngjarje e ndodhur pas mesnatës së të martës. Mediat e huaja raportojnë se protestuesit janë përplasur me policinë jashtë selisë së 'Hellenic Train' në Athinë, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Protestat u mbajtën edhe në Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës. Anëtarët e sindikatës së hekurudhave besojnë se sistemet e sigurisë nuk po funksiononin siç duhet edhe pse ndër vite janë ngritur shqetësime lidhur me këtë çështje. Në protestë dhe zi, punëtorët e hekurudhave po planifikojnë të bëjnë grevë, për atë që ata thonë se është neglizhencë zyrtare e hekurudhave.

Dhimbja është kthyer në zemërim për dhjetëra kolegë dhe bashkëqytetarë të vdekur dhe të plagosur. Mos respekti i treguar ndër vite nga qeveritë ndaj hekurudhave greke çoi në rezultatin tragjik,” thuhet në një deklaratë të sindikatës së punëtorëve për të shpallur grevën.

Ministri i Transportit Kostas Karamanlis dha dorëheqjen për katastrofën, duke thënë se do të merrte përgjegjësinë për dështimet e autoriteteve për të rregulluar një sistem hekurudhor që ai tha se nuk ishte i përshtatshëm për shekullin e 21-të.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll