Bota

Akuzohet për keqmenaxhim të COVID-19, ish-kryeministri italian merret në hetim

Janë rreth njëzet të dyshuar të tjerë lidhur me këtë çështje.

2 Mars 2023, 08:57 Nga a.l
Akuzohet për keqmenaxhim të COVID-19, ish-kryeministri italian merret
Giuseppe Conte

ITALI-  Ish-kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është vënë në hetim nga drejtësia italiane pasi akuzohet për keqmenazhim të situatës së COVID-19 dhe masat e marra tre vite më parë për të përballuar pandeminë në zonën e Bergamos. Në hetim është vënë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Roberto Speranza. Siç bëjnë me dije mediat italiane, drejtësia do të shqyrtojë nëse epidemia është shkaktuar nga pakujdesia, vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia.

Janë rreth njëzet të dyshuar të tjerë lidhur me këtë çështje. Bëhet fjalë për guvernatorin e Lombardisë Attilio Fontana, ish-këshilltari Giulio Gallera, presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë Silvio Brusaferro dhe presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë Franco Locatelli si dhe ish-koordinatori i Komitetit Teknik Shkencor. Agostino Mioco, ish-kreut të Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli dhe Françesko Maraglino, ish-drejtor i Zyrës 5 - Parandalimi i Sëmundjeve Transmetuese dhe Profilaksia Ndërkombëtare. 

giuseppe conte

Sondazh

Poll