Politike

Berisha paralajmëron Ramën: Do të bëjmë çmos të të heqim imunitetin diplomatik

Berisha tha se më pas do të mund të zbuloht nga drejtësia amerikane, e gjitha lidhja që ka pasur Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

2 Mars 2023, 10:45 Nga F.M
Berisha paralajmëron Ramën: Do të bëjmë çmos
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të bëjë çmos që t'i heqin imunitetin diplomatik në mënyrë që të vendoset nën hetim. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se më pas do të mund të zbuloht nga drejtësia amerikane, e gjitha lidhja që ka pasur Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion të tij, të gjithë shtetin, për të bërë luftën më monstruoze, më të turpshme kundër pluralizmit dhe opozitës. Ke kryer krim në SHBA. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA tha se kush paguan punonjësit tanë për interesat e tyre, cenon sigurinë tonë kombëtare. Ndaj, hiq çdo iluzion, je nën hetim, ke kryer krim. Sa do të mbajë imuniteti diplomatik, por do bëjmë gjithçka që të ta heqim atë. Ti ke vazhduar me McGonigal sistemin e gjobave 20 përqind që ushtroje me pasion të çmendur.

sali berisha seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll