Sport

Trajneri Giovanni Colella mendon largimin nga Partizani! E ardhmja në dyshim…

Situatë shumë kaotike te Partizani pas humbjes në Shkodër në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë.

1 Mars 2023, 20:57 Nga DOSJA
Trajneri Giovanni Colella mendon largimin nga Partizani! E ardhmja në

SHKODER - Raportohet se trajneri i të kuqve, italiani Giovanni Colella, po mendon largimin nga Partizani. Kjo edhe pse, pas katër ditësh në derbin e kryeqytetit, të hënën në “Air Albania”, do të përballet me bardheblutë e Tiranës për javën e 24-t të kampionatit, takim ky që do të vendosë shumë për fatet e kampionatit.

“Zhvilloi një bisedë të gjatë me drejtorin Olsi Rama dhe drejtorin sportiv Elton Marini pas ndeshjes këtu në korridorin e stadiumit”,- raportoi gazetari Alban Xhihani i Oversport, i cili bëri të qartë, se trajneri italian nuk do jepte komente para kamerave pas ndeshjes.

“Kanë diskutuar dhe po vihet në pikëpyetje vijimësia e tij në pankinë. Nuk ia kanë kërkuar largimin, por është ai që po e mendon. Ndaj do të shohim në vijimësi nëse do të jetë ai apo jo trajneri në derbi të hënën”,- theksoi Xhihani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll