Bota

'Kemi tre vjet që ndeshemi me policë'/ Banorët e Lumasit protestojnë për ujin, bllokojnë punën e firmës së ndërtimit

Banorët ripërsëritën thirrjet se nuk do të lejojnë që uji i tyre të merret.

1 Mars 2023, 20:26 Nga a.l
'Kemi tre vjet që ndeshemi me policë'/ Banorët e
Protesta

KUÇOVË- Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë protestuar sot sërish për ujin e Sinecit. Burra, gra e fëmijë, shkuan edhe këtë të mërkurë tek burimi i ujit atje ku i prisnin me dhjetëra policë. Banorët bllokuan punimet e kompanisë “Salillari” pasi nuk lanë makineritë të kalojnë. Banorët ripërsëritën thirrjet se nuk do të lejojnë që uji i tyre të merret.

"Është i vetmi burim në zonë që mban gjatë të gjithë biodiversitetin e kësaj zone."

"Kemi tre vjet që ndeshemi me policë, firmën dhe bashkinë. Jemi shumë të indinjuar. Është një projekt korruptiv."

Ata shprehen se punimet po bëhen në zonat e mbrojtura duke dëmtuar edhe natyrën.

"Nuk bëhet fjalë për vaditje, çështje ekonomike, por më e rëndësishmja është mjedisi."

"Nuk jemi kundër zhvillimit por jo në këtë mënyrë. Asnjë nuk na dëgjon."

Prej disa vitesh banorët e zonës së Lumasit kanë protestuar vazhdimisht, por këkesat e tyre në shumë raste janë refuzuar nga gjykata, ndërsa institucioent knë mbyllur sytë dhe veshët përballë kërkesave të tyre.

protesta ne kucove

Sondazh

Poll