Bota

Rregulla të reja për përdoruesit 18- vjeçarë, Tik-Tok kufizon kohën e qëndrimit para ekranit

Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se kufizimi i kohës para ekranit mund t'i bëjë të rinjtë të ndihen më mirë për veten e tyre.

1 Mars 2023, 18:46 Nga a.l
Rregulla të reja për përdoruesit 18- vjeçarë, Tik-Tok
tik tok

SHBA- Gjigandi i teknologjisë 'TikTok' ka njoftuar masa të reja mbrojtëse për përdoruesit adoleshent pasi kompanitë e mediave sociale po përballen me thirrje të vazhdueshme, për të mbrojtur më mirë të rinjtë në internet. Ndryshimet kanë për qëllim të ndihmojnë adoleshentët të kufizojnë kohën e tyre para ekranit.

"Ne besojmë se përvojat dixhitale duhet të sjellin gëzim dhe të luajnë një rol pozitiv në mënyrën se si njerëzit shprehen, zbulojnë ide dhe lidhen," tha Cormac Keenan, kreu i besimit dhe sigurisë së TikTok.

Ekspertët thonë se shpërthimi i mediave sociale në dy dekadat e fundit ka kontribuar në një krizë të shëndetit mendor tek të rinjtë. Normat e depresionit po rriten dhe një e treta e vajzave adoleshente raportuan se po mendonin për vetëvrasje në vitin 2021. Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se kufizimi i kohës para ekranit mund t'i bëjë të rinjtë të ndihen më mirë për veten e tyre.

Përdoruesit e TikTok nën 18 vjeç tani do të kenë automatikisht një kufi ditor të kohës para ekranit prej 60 minutash. Ata mund të vazhdojnë të përdorin aplikacionin nëse vendosin një kod kalimi, por kompania thotë se i detyron përdoruesit të marrin një vendim aktiv për ta zgjatur atë kohë.

tik-tok

Sondazh

Poll