Bota

Këngëtarja turke bëri deklarata kundër fesë në një koncert me nxënës së shkollës së mesme, rrezikon dënimin me 3 vjet burg

E kjo u konsiderua si një deklaratë e rëndë, ndaj dhe Gülşen u akuzua për “nxitje të popullit në urrejtje dhe armiqësi ose poshtërim”

1 Mars 2023, 19:03 Nga k.m.
Këngëtarja turke bëri deklarata kundër fesë në
Gülşen Çolakoğlu

TURQI- Këngëtarja e njohur turke, Gülşen Çolakoğlu rrezikon dënimin me 3 vite burg, pasi në një koncert që ajo dha më 30 prill 2022 në Ataşehir për nxënësit e shkollës së mesme 'Imam Hatip', ku u akuzua se përdori fjalë tepër të rënda. Sipas mediave turke, më konkretisht, ajo u dënua sepse e konsideroi Zotin si të çoroditur dhe duke qenë se Turqia është vend besimtar. E kjo u konsiderua si një deklaratë e rëndë, ndaj dhe Gülşen u akuzua për “nxitje të popullit në urrejtje dhe armiqësi ose poshtërim”

Historia e rastit

Gülşen Çolakoğlu u arrestua më 25 gusht 2022. Duke vlerësuar kundërshtimin e avokatit të këngëtares Çolakoğlu, Gjykata e 27-të e Shkallës së Parë Penale të Stambollit vendosi lirimin e Çolakoğlu më 29 gusht 2022.

Aktakuza prej 48 faqesh e përgatitur kërkohet që i akuzuari të dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet për veprën penale “Nxitja e popullit në urrejtje dhe armiqësi”.

gülşen Çolakoğlu

Sondazh

Poll