Bota

KAOS në Greqi pas tragjedisë hekurudhore/ Qytetarët e revoltuar, protestojnë me pankarta, tymë dhe bojë

Marshimi është pasuar nga disa momente tensioni, pasi protestuesit kanë gjuatur me gurë dhe bojë ndaj forcave të policisë. 

1 Mars 2023, 19:37 Nga a.l
KAOS në Greqi pas tragjedisë hekurudhore/ Qytetarët e revoltuar,
Protesta në Greqi

GREQI- Atmosfera ka qenë e tensionuar edhe në qendër të Patrës pas tragjedisë hekurudhore në Tempi. Në sheshin 'Tre Aleatët' u mblodhën anëtarë të organizatave të majta. Ata marshuan gjatë rrugës në këtë zonë duke mbajtur pankarta nëpër duar. 

Marshimi është pasuar nga disa momente tensioni, pasi protestuesit kanë gjuatur me gurë dhe bojë ndaj forcave të policisë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll