Bota

Rreth 184 vota pro/ Parlamenti finlandez jep dritën jeshile për anëtarësimin e vendit në NATO

Deputetët finlandezë votuan 184 në favor të pranimit të traktateve të NATO-s, me shtatë kundër dhe një abstenim, duke rritur shanset që ajo të bëhet anëtare e aleancës mbrojtëse transatlantike përpara fqinjit të saj nordik, Suedisë.

1 Mars 2023, 19:14 Nga a.l
Rreth 184 vota pro/ Parlamenti finlandez jep dritën jeshile për
Finlanda

FINLANDË- Parlamenti i Finlandës ka miratuar me shumicë dërrmuese legjislacionin që lejon vendin të anëtarësohet në NATO. Deputetët finlandezë votuan 184 në favor të pranimit të traktateve të NATO-s, me shtatë kundër dhe një abstenim, duke rritur shanset që ajo të bëhet anëtare e aleancës mbrojtëse transatlantike përpara fqinjit të saj nordik, Suedisë.

Presidenti i Hungarisë, Katalin Novák u bëri thirrje ligjvënësve të mërkurën që të ratifikojnë hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO sa më shpejt të jetë e mundur. 

Është një vendim kompleks, me pasoja të rënda, prandaj është i nevojshëm një shqyrtim i kujdesshëm,” tha Novák në Facebook. Hungaria dhe Turqia janë deri tani dy vendet e vetme të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar pranimin e tyre. Bisedimet midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës do të rifillojnë në Bruksel më 9 mars.

finlanda ne nato

Sondazh

Poll