1 Mars 2023, 20:05
Nga a.l
COVID-19
KINË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka kundërshtuar deklaratat e bëra më herët nga drejtori i FBI-së, i cili tha se origjina e virusit vdekjeprurës COVID-19 rrjedh nga laboratoret qeveritare të Kinës. Ai tha se palët e interesuara duhet të ndalojnë nxitjen e argumenteve për rrjedhjet laboratorike, të ndalojnë njollosjen e Kinës dhe të ndalojnë politizimin e çështjes së origjinës së virusit. Komuniteti shkencor e sheh si thelbësore përcaktimin e origjinës së pandemisë në mënyrë që të luftohet më mirë apo edhe të parandalohet një tjetër.
Byroja Federale e Hetimit të Shteteve të Bashkuara mbështet pretendimin e Departamentit të Energjisë të SHBA se pandemia Covid-19 u shkaktua nga një incident në një laborator në ëuhan.
“FBI prej shumë kohësh ka vlerësuar se origjina e pandemisë ka të ngjarë të jetë një incident i mundshëm laboratorik në ëuhan”, tha të martën drejtori i FBI Christopher Wray në një intervistë me Fox News, sipas Agence France-Presse.
Wray akuzoi gjithashtu qeverinë kineze se po përpiqet të frenojë përpjekjet e SHBA për të hetuar shkaqet e pandemisë.
“Qeveria kineze... ka bërë çmos për të penguar dhe turbulluar punën këtu, punën që ne po bëjmë, punën që po bëjnë qeveria jonë amerikane dhe partnerët e afërt të huaj. Dhe kjo është për të ardhur keq për të gjithë”, tha ëray, sipas AFP.
Deklarata e FBI-së pason raportin e DoE në fillim të kësaj jave që një rrjedhje nga një laborator kinez ishte shkaku më i mundshëm i shpërthimit të Covid-19. Sidoqoftë, agjenci të tjera brenda komunitetit të inteligjencës amerikane besojnë se virusi u shfaq natyrshëm në botë. Zyrtarët kinezë e kanë mohuar me zemërim pretendimin, duke e quajtur atë një fushatë shpifjeje kundër Pekinit.
covid-19
Bota
1 Mars 2023, 19:45
a.l
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar se ai nuk do të takohet me ministrat e jashtëm rus ose kinez në...
Bota
1 Mars 2023, 19:37
a.l
Protesta në Greqi
GREQI- Atmosfera ka qenë e tensionuar edhe në qendër të Patrës pas tragjedisë hekurudhore n&...
Bota
1 Mars 2023, 19:31
a.l
Drithërat
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se Moska do të pranonte të zgjaste marrëveshjen e drithit të Detit...
Bota
1 Mars 2023, 19:14
a.l
Finlanda
FINLANDË- Parlamenti i Finlandës ka miratuar me shumicë dërrmuese legjislacionin që lejon vendin të anëtar...
Bota
1 Mars 2023, 19:06
a.l
Sanksione ndaj Koresë së Veriut
SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive që i akuzoi ...
Bota
1 Mars 2023, 19:03
k.m.
Gülşen Çolakoğlu
TURQI- Këngëtarja e njohur turke, Gülşen Çolakoğlu rrezikon dënimin me 3 vite burg, pasi në nj...
Bota
1 Mars 2023, 18:46
a.l
tik tok
SHBA- Gjigandi i teknologjisë 'TikTok' ka njoftuar masa të reja mbrojtëse për përdoruesit adoleshent pasi kompanit&eu...
Bota
1 Mars 2023, 18:42
a.l
Tedros Adhanom
SIRI- Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus vizitoi të mërkurë...
Bota
1 Mars 2023, 18:26
a.l
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Rusia duhet të tërheqë trupat nga Ukraina për të bër...
Bota
1 Mars 2023, 18:19
a.l
lufta në Ukrainë
HOLANDË- Në Holandë, platforma e bamirësisë Giro555 mblodhi më shumë se 183 milionë...