Bota

'Rusia duhet të tërheqë trupat'/ Scholz: Duhet të marr hapin e para për të arritur te paqja

I pyetur në lidhje me paralajmërimet e Ukrainës për një ofensivë të re të mundshme ruse dhe kërkesën e Kievit për më shumë armë dhe municione, Scholz premtoi mbështetje të vazhdueshme ushtarake.

1 Mars 2023, 18:26 Nga a.l
'Rusia duhet të tërheqë trupat'/ Scholz: Duhet të
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Rusia duhet të tërheqë trupat nga Ukraina për të bërë të mundur bisedimet e paqes. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin letonez Krisjanis Karins, Scholz ripohoi mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën dhe i kërkoi Rusisë të ndërmarrë hapa për paqen.

Është e qartë se Rusia sulmoi Ukrainën dhe Rusia është vendi që duhet të bëjë diçka tani. (Rusia) duhet të ndërmarrë një hap përpara në mënyrë që paqja të bëhet e mundur dhe ajo që është e nevojshme është tërheqja e trupave,” tha ai.

I pyetur në lidhje me paralajmërimet e Ukrainës për një ofensivë të re të mundshme ruse dhe kërkesën e Kievit për më shumë armë dhe municione, Scholz premtoi mbështetje të vazhdueshme ushtarake.

Ne bëjmë çmos që Ukraina të marrë gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur veten. Ne do të sigurohemi që prodhimi i municioneve të rritet. Për armët që kemi furnizuar vetë, por edhe për armët që janë transferuar nga Evropa Lindore. Kjo do të mbetet një detyrë e vazhdueshme. Siç kemi thënë gjithmonë, ne do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme”, tha ai.

olaf scholz

Sondazh

Poll