Bota

Vështirësi në identifikimin e viktimave nga tragjedia në Greqi, ADN-ja, tatuazhet e rrobat, e vetmja rrugëzgjidhje

Procesi makabër i identifikimit të të vdekurve ka nisur. Njerëzit komunikojnë në celular dhe lajmin e hidhur e përcjellin duke qarë.

1 Mars 2023, 17:46 Nga a.l
Vështirësi në identifikimin e viktimave nga tragjedia në
pamje nga spitali në Larisa

GREQI- ADN-ja, tatuazhet, rrobat e shenja të tjera trupore kanë mbetur e vetmja zgjidhje për identifikimin e viktimave të aksidentit tragjik që tronditi sot Greqinë dhe gjithë opinionin publik. Trupat e viktimave, pas shpërthimit të zjarrit janë shpërbërë. Jashtë urgjencës së GNL-së janë mbledhur familjarë dhe miq të të plagosurve si dhe të zhdukurve në pritje të ndonjë lajmi. Procesi makabër i identifikimit të të vdekurve ka nisur. Njerëzit komunikojnë në celular dhe lajmin e hidhur e përcjellin duke qarë. Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos dhe ai i Shëndetësisë Thanos Plevris ndodhen në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës. Ata informohen dhe koordinojnë procesin e identifikimit të viktimave dhe informimit të të afërmve të tyre. 

Nga Athina është transferuar në spital edhe ekipi i posaçëm i laboratorëve të mjekësisë ligjore për identifikimin e viktimave përmes ADN-së, i cili u ngrit pas tragjedisë së Matit dhe kishte kryer identifikimin e viktimave të zjarrit vdekjeprurës. Të gjithë pasagjerët e vdekur nga përplasja fatale e trenit në Tempi po transferohen në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ndërsa në vendngjarje po vijon operacioni. 

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll