Bota

Tragjedia në Greqi/ Scholz shpreh ngushëllimet e tij: Ne vajtojmë me miqtë tanë grekë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka shprehur ngushëllimet e tij lidhur me aksidentin tragjik të shënuar pak orë pas mesnatës së sotme në Larisa të Greqisë, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar rreth 40 persona të vdekur dhe mbi 80 të tjerë të plagosur.

1 Mars 2023, 17:14 Nga a.l
Tragjedia në Greqi/ Scholz shpreh ngushëllimet e tij: Ne vajtojmë
Olaf Scholz

GREQI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka shprehur ngushëllimet e tij lidhur me aksidentin tragjik të shënuar pak orë pas mesnatës së sotme në Larisa të Greqisë, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar rreth 40 persona të vdekur dhe mbi 80 të tjerë të plagosur. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Scholz jep një mesazh për familjet e viktimave. 

"Ne vajtojmë me miqtë tanë grekë dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. I urojmë miqve tanë grekë forcë në këto kohë të vështira" shkroi kancelari Olaf Scholz në Tëitter.

Zëvendësministri i Strehimit, Zhvillimit Urban dhe Ndërtesave Seren Bartol, i cili është edhe përfaqësues i kancelares në Asamblenë Heleno-Gjermane, ka shprehur gjithashtu ngushëllimet e tij për tragjedinë e trenit në një postim në Tëitter.

Jam i tronditur nga ngjarjet e tmerrshme. Mendimet e mia janë me të vdekurit, familjet e tyre, të plagosurit dhe popullin grek, të cilit i shpreh ngushëllimet tona më të thella”, thotë zoti Bartol në mesazhin e tij dhe e shoqëron postimin e tij me një foto të flamurit grek në gjysmështizë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll