Bota

Erdogan shpreh ngushëllimet për Greqinë pas tragjedisë hekurudhore në Larisa

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për aksidentin vdekjeprurës hekurudhor në Larisa përmes rrjetit social, Twitterit. 

1 Mars 2023, 17:08 Nga a.l
Erdogan shpreh ngushëllimet për Greqinë pas tragjedisë
Rexhep Taip Erdogan

GREQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për aksidentin vdekjeprurës hekurudhor në Larisa përmes rrjetit social, Twitterit. 

Presidenti @RTERdogan i dërgoi një mesazh Presidentes së Greqisë Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për aksidentin e trenit në Greqi,” thekson Presidenca turke në dy postime në Twitter.

 

Në mesazhin e tij, Presidenti Erdogan shprehet se është thellësisht i pikëlluar për aksidentin e trenit në Greqi. Ai shpreh ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën në aksident dhe i uron të plagosurve shërim të shpejtë.”

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll