Bota

Përplasja e trenit në Larisa/ Detaji TRONDITËS, trupat u karbonizuan në temperaturën 1300°C

Përfaqësuesi i Zyrës së Shtypit të Zjarrfikësve foli për 72 pacientë të shtruar në spital, ndërsa theksoi se detyra e identifikimit është shumë e vështirë pasi temperaturat shumë të larta, mbi 1300 gradë Celsius dhe trupat e viktimave janë karbonizuar.

1 Mars 2023, 17:30 Nga k.m.
Përplasja e trenit në Larisa/ Detaji TRONDITËS, trupat u
Foto ilustruese

GREQI- Detaje të rënda janë zbuluar nga tragjedia në Greqi, ku 40 persona ndërruan jetë si pasojë e përplasjes së dy trenave. Përfaqësuesi i Zyrës së Shtypit të Zjarrfikësve foli për 72 pacientë të shtruar në spital, ndërsa theksoi se detyra e identifikimit është shumë e vështirë pasi temperaturat shumë të larta, mbi 1300 gradë Celsius dhe trupat e viktimave janë karbonizuar. Megjithatë shtoi se do të vazhdojnë me procesin e identifikimit që do të bëhet me ADN. 

Ndërsa për orë të tëra, vinçat po përpiqen të heqin dhe transportojnë mbeturinat nga vagonët për të shkuar tek të zhdukurit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll