Bota

Ndodh sërish, tani në Norvegji/ Greta Thunberg merret prapë 'hopa', u arrestua dy herë teksa po demonstronte për të drejtat e indigjenëve

Greta Thunberg që nga e hëna ka bashkuar forcat me protestuesit duke kërkuar heqjen e 151 turbinave me erë nga kullotat e drerëve të përdorura nga barinjtë autoktonë Sami në Norvegjinë qendrore. Aktivistët thonë se kalimi në energjinë e gjelbër nuk duhet të bëhet në kurriz të të drejtave indigjene.

1 Mars 2023, 17:22 Nga k.m.
Ndodh sërish, tani në Norvegji/ Greta Thunberg merret prapë
Greta Thunberg

NORVEGJI- Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua dy herë të mërkurën gjatë një proteste për të drejtat e indigjenëve në Oslo, Norvegji. Policia e largoi fillimisht nga ministria e Financave dhe pak më vonë nga ministria e Mjedisit. Policia shoqëroi Thunberg, i cili mbante një flamur në ngjyrat Sami (të kuqe, blu, të verdhë dhe jeshile), nga ministria e financave, ndërsa qindra protestues brohorisnin parulla.

Thunberg që nga e hëna ka bashkuar forcat me protestuesit duke kërkuar heqjen e 151 turbinave me erë nga kullotat e drerëve të përdorura nga barinjtë autoktonë Sami në Norvegjinë qendrore. Aktivistët thonë se kalimi në energjinë e gjelbër nuk duhet të bëhet në kurriz të të drejtave indigjene.

Ditët e fundit, protestuesit kanë bllokuar hyrjen në ndërtesat qeveritare, duke vënë në siklet qeverinë e pakicës së qendrës së majtë të Norvegjisë. Ministri i Energjisë, Terge Aasland madje u detyrua të anulojë një vizitë zyrtare që do të bënte në Britaninë e Madhe. Gjykata e Lartë e Norvegjisë vendosi në vitin 2021 se turbinat e erës të instaluara në dy parqe me erë në Fossen, pjesë e fermës më të madhe të erës në tokë në Evropë, shkelnin të drejtat e komunitetit Sami, siç përcaktohen nga konventat ndërkombëtare. Megjithatë, turbinat me erë mbeten në funksion edhe 16 muaj pas vendimit të gjykatës .

“Ne duam ta bëjmë të qartë se shteti norvegjez po kryen një krim të vërtetë këtu, duke shkelur të drejtat e njeriut”,-tha Thunberg për Reuters pak minuta pas incidentit.

Por Thunberg dhe aktivistët e tjerë të sjellë me të u liruan menjëherë pas kësaj. Barinjtë e drerave thonë se pamja dhe zëri i makinerive gjigante gjeneruese të energjisë i tremb kafshët e tyre. Aktivistët thanë dje se kanë mbledhur një shumë prej rreth 100 mijë dollarë për të shlyer gjobat e vendosura ndaj tyre nga Policia.

greta thunberg

Sondazh

Poll