Bota

Shtohen tensionet mes dy vendeve/ Tajvani: 19 avionë të forcave ajrore kineze kanë shkelur hapësirën ajrore

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se kishte pikasur 19 avionë të forcave ajrore kineze në zonën e saj të mbrojtjes ajrore në 24 orët e fundit, pjesë e asaj që Taipei e quan provokim nga Pekini.

1 Mars 2023, 16:49 Nga a.l
Shtohen tensionet mes dy vendeve/ Tajvani: 19 avionë të forcave ajrore
Avionët kinezë

KINË-Ministria e mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se kishte pikasur 19 avionë të forcave ajrore kineze në zonën e saj të mbrojtjes ajrore në 24 orët e fundit, pjesë e asaj që Taipei e quan provokim nga Pekini, shkruajnë mediat e huaja. 

Tajvani, të cilin Kina e sheh si territorin e vet është ankuar për tre vitet e fundit për shtimin e aktiviteteve ushtarake kineze pranë ishullit, ndërsa Pekini kërkon të ushtrojë pretendimet e tij për sovranitet.

Kina ka thënë se aktivitetet e saj në këtë zonë janë të justifikuara pasi ajo kërkon të mbrojë integritetin e saj territorial dhe të paralajmërojë Shtetet e Bashkuara kundër "marrëveshjeve" me Tajvanin, pavarësisht zemërimit që kjo shkakton në Taipei.

tensionet kine-taiwan

Sondazh

Poll