Bota

'Të gjithë, jashtë! SHPEJT-SHPEJT'/ Pak sekonda para përplasjes fatale, dalin PAMJET nga treni, pasagjerët përpiqen të hidhen nga vagoni

 Në video një prej pasagjerëve dëgjohet të lajmërojë të tjerët të largohen nga vagonët, për të shpëtuar. 

1 Mars 2023, 16:26 Nga a.l
'Të gjithë, jashtë! SHPEJT-SHPEJT'/ Pak sekonda para
Aksidenti në Greqi

GREQI- Një video e re disa sekondëshe është publikuar nga mediat greke orët e fundit. Pamjet vijnë pak para përplasjes fatale të trenave në Larisa ku humbën jetën 40 persona dhe u plagosen mbi 80 të tjerë. Në video një prej pasagjerëve dëgjohet të lajmërojë të tjerët të largohen nga vagonët, për të shpëtuar. 

Të gjithë jashtë! Po dalim të gjithë, shpejt, shpejt, ka zjarr!”, dëgjohet, ndërsa pasagjerët më të ftohtë të mundshëm i pyesin pasagjerët e tjerë “a jeni mirë?”, tha ai duke u përpjekur të gjejë një rrugë shpëtimi nga vagonët. 

Në videon e realizuar nga një pasagjer i vagonit të katërt, shihen xhamat e thyer, si dhe flakët nga zjarri që përfshiu pjesën e përparme të trenit.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll