Bota

Kyriakos Mitsotakis nga vendi i tragjedisë: Do t'i zbulojmë shkaqet, do të bëjmë gjithçka që të mos përsëritet

Protothema shkruan se sipas deklaratës së Mitsotakis, do të bëjnë gjithçka që munden që kjo gjë mos të përsëritet më. 

1 Mars 2023, 11:50 Nga I.A
Kyriakos Mitsotakis nga vendi i tragjedisë: Do t'i zbulojmë
Kyriakos Mitsotakis

GREQI-  Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar nga vendi i tragjedisë në Greqi se ata do të bëjnë çmos që të zbulojnë shkaqet e ngjarjes. Protothema shkruan se sipas deklaratës së Mitsotakis, do të bëjnë gjithçka që munden që kjo gjë mos të përsëritet më. 

“Është një tragjedi e patregueshme, mendimet tona janë me familjarët e viktimave. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit, të identifikojmë të vdekurit. Një gjë që mund të garantoj është se do të zbulojmë shkaqet e tragjedisë dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ajo të mos përsëritet”, tha kryeministri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 38 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

kyriakos mitsotakis tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll