Bota

DOKUMENTET/ Prokuroria Speciale publikon emrat e disa viktimave që pretendohet se janë vrarë dhe zhdukur nga ish-krerët e UÇK

Specialja më 15 shkurt  ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

1 Mars 2023, 11:40 Nga I.A
DOKUMENTET/ Prokuroria Speciale publikon emrat e disa viktimave që
Kosova ne Hage

HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar, për herë të parë ka publikuar emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Specialja më 15 shkurt  ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Komuna e Drenasit, si viktima të vrasjes përmenden: Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri dhe Hasan Hoxha. Tutje, përmendet edhe Ajet Gashi.

Komuna e Lipjanit, si viktima të vrasjes përmenden: Bojan Cvetkoviq, Zarko Filipoviq, Dragoljub Tanaskoviq, Zivota Todoroviq, Dragan Vuçetiviq.

Komuna e Podujevës, si viktimë përmedet Osman Sinani,

Komuna e Rahovecit, përmendet Cvetko Pleviq, e po ashtu edhe Hysen Krasniqi.

Komuna e Suharekës, si viktima përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.

Komuna e Ferizajt, si viktima të zhdukjes me forcë në përmenden: Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci dhe Nezir Topojani. Kurse, në Suharekë.

Komuna e Gjakovës, përmendet Pal Krasniqi.

Komuna e Suharekës, konkretisht në fshatin Budakovë, përmenden Latife dhe Rushe Kololli.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për qindra krime lufte, troturë dhe vrasje, të cilat sipas Prokurorisë Speciale janë kryer gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Cuhan dhe në Kukës. Sipas akuzave të ngritura, zyrtarët e lartë të UÇK-së janë kryer krime ndaj qindra civilëve, ndërkohë të akuzuar e tjerë, mes tyre dhe Fatmir Limaj, janë detyruar nga Thaçi dhe të tjerët që t’i kryejnë këto krime.

kosova ne hage hashim thaçi kadri veseli jakup krasniqi rexhep selimi

Sondazh

Poll