Politike

"Inkubator për qershitë", Krifca njofton masën e qeverisë për fermerët e Devollit

Ky inkubator-laborator, sipas saj do të bëjë certifikimin dhe më pas daljen në treg të produktit vendas. 

1 Mars 2023, 12:52 Nga f.g

 

"Inkubator për qershitë", Krifca njofton masën e
Frida Krifca, fermeret e Devollit

 

TIRANE- Ministrja  e Bujqësisë, Frida Kridca tha se qeveria ka në plan ta luftojë fenomenin e shpërdorimit të prodhimit të fermerëve, marrë shkas nga rasti i Devollit, ku fermerët jo vetëm hodhën frutin por prenë edhe pemët e mollëve të mbjella, duke ndërtuar një inkubator. Ky inkubator-laborator, sipas saj do të bëjë certifikimin dhe më pas daljen në treg të produktit vendas. 

"Kjo është sfidë e Ministrisë. Skema është një instrument. Skema e rimbursimit është parë për të ndërtuar kapacitete. Sisteme që rrisin kapacitete dhe konkretisht në Korçë ne kemi mbi 15 pika të reja grumbullimi dhe përpunimi dhe kanë mundësi ti tjetërsojnë për të dalë më pas në tregje. Kjo është sfidë dhe po e adresojmë. Në Korçë isha para dy javësh dhe atje po ndërtojmë një inkubator, ku bashkë me fermerët dhe bashkitë, kumbullat dhe qershitë do ti mbledhim në laborator, do ti certifikojmë për tu shtuar vlerën. Po shohim mundësitë për të zbutur këtë fenomen."-tha ministrja./Dosja.al

 

frida krifca fermeret e devollit

Sondazh

Poll