Politike

Nga prilli paga minimale shkon 40 mijë lekë, Ibrahimaj: S'ka lidhje me zgjedhjet, s'mund të kemi rrogat më të ulëta në rajon

Ministrja shtoi më tej se qeveria shqiptare ka një politikë që kryesisht mbështet të gjithë punonjësit që janë pagamarrës minimalë.

1 Mars 2023, 12:38 Nga F.M
Nga prilli paga minimale shkon 40 mijë lekë, Ibrahimaj: S'ka
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka mohuar që rritja e pagës minimale, e cila pritet të shkojë në 40 mijë lekë duke nisur nga muaji prill, ka të bëjë me zgjedhjet lokale. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj tha se kjo gjë është bërë për të arritur standartet e rajonit. Ministrja shtoi më tej se qeveria shqiptare ka një politikë që kryesisht mbështet të gjithë punonjësit që janë pagamarrës minimalë.

Pjesë nga prononcimi:

A po e përdor maxhoranca rritje ne pagës si një instrument elektoral pasi jemi vetëm dy muaj para zgjedhjeve?

Është një gjë që e kemi bërë për të përballuar rritjen e inflacionit. Paga minimale në vend është paga më e ulët në rajon., Synojmë që të mos jetë më paga më e ulët në rajon në Shqipëri. Synojmë që Shqipëria të mos jetë tërheqëse vetëm për biznesin, por edhe për forcën punëtore. Ne nuk duam t'i shtojmë kosto shtesë biznesit. Kjo është arsyeja që jemi duke subvencionuar sigurimet. Kjo është një politikë që shkon në mbështetje të të gjithë punonjësve që janë pagamarrës minimalë. Ekziston karta sociale evropian që ka si nivel dhe detyrim të pashkruar, që niveli i këshillueshëm i pagës minismale në vend duhet të jetë jo më i ulët se 60% e pagës mesatare. Paga prej 40 mijë lekësh rritet që nga prilli.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll