Politike

Ibrahimaj: Amnistia fiskale vazhdon, projektligji është i vështirë dhe kërkon kohë

Ibrahimaj tha se projektligji kërkon kohë por detajet do të vijnë të hartuara siç duhet. 

1 Mars 2023, 12:41 Nga f.g
Ibrahimaj: Amnistia fiskale vazhdon, projektligji është i
Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomise

TIRANE- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi sot se drafti i amnistisë fiskale po vazhdon të diskutohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Nga oborri i Kryeministrisë ku njoftoi vendimet e fundit të qeverisë, Ibrahimaj tha se projektligji kërkon kohë por detajet do të vijnë të hartuara siç duhet. 

"Amnistia është diskutuar me të gjithë aktorët ndërkombëtarët. Konsultimi ka vazhduar. Ne e kemi thënë që ky projektligj duhet hartuar siç duhet por të vijë i zbatuar siç duhet. Po punojmë për aktet nënligjore që do të shoqërojnë projekligjin që janë po aq të rëndësishme sa projektligji vetë. Projektligji është i vështirë. Do kërkojë kohë. Kur të kemi detajet e akteve dhe të ligjit do ta kalojmë në Këshill të Ministrave dhe do të fillojmë miratimin zyrtar të tij."-tha Ibrahimaj.

Ajo u pyet edhe për aktin e fundit të dalë në media në lidhje me kalimin e banesave 50-vjeçare te INUK dhe tha se "Jam në dijeni, shumë shpejt për pak minuta do të ketë një prononcim të ministres përgjegjëse do të ezaurohen nga ekspertët e ministrisë."./Dosja.al

delina ibrahimaj rritja e pages minimale

Sondazh

Poll