1 Mars 2023, 11:49
Nga f.g
Pamje nga Ligjet
TIRANE- Komisioni për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për të shqyrtuar disa pika kryesore të rendit të ditës, përfshirë edhe miratimin e strukturës së punës në Autoritetin e Dosjeve dhe Institutin për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Deputetët diskutuan edhe për disa ndryshime në ligjin për Prokurimet Publike. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se Shqipëria kë një situatë të rënduar në lidhje me korrupsionin dhe transparencën dhe theksoi se edhe të dënuarit mund të marrin fonde publike.
“Shqetësimi sot për korrupsionin është i lartë. Sot Shqipëria ka rënë me 27 vende në indeksin e transparencës, shohim situatën për çështjen e pastrimin e parave. Qeveria sot duhet të njohë që sot ka një problem me korrupsionin dhe ndryshmet që ne kemi propozuar lidhen me vullnetin politik. Biznesmenë që nuk kanë eksperiencë, asete financiare për një investim marrin sot fonde publike dhe kontrata publike dhe ky problem po kthehet në shqetësim për buxhetin e shtetit. Rasti i inceneratorëve është rasti më flagrant. Ndërkohë që pronarët e inceneratorëve ishin në kërkim kanë marrë kredi. Qeveria shqiptare nuk duhet më të lejojë individë që nuk kanë kapacitete të shkaktojnë dëm në buxhetin e shtetit. Çdo informacion që kërkon në çdo zyrë të shtetit shqiptar qendërzohet dhe vjen përgjigja nga Kryeministria. E gjithë dosja e prokurimeve duhet të jetë transparente”, tha Tabaku.
Ndërsa, deputeti Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij në Komision u ndal te propzoimi për pagat në institucionet që trajtojnë pasojat e Komunizmit. Alibeaj risolli në vëmendje projektligjin e PD për hapjen e dosjeve dhe tha se Shqipëria duhet të ndahet nga e kaluara.
“Shoqëria shqiptare ka nevojë të ndahet përgjithmonë nga e kaluara. Sot që flitet do të duhet t’u bëhet e ditur publikut se çfarë ka qenë propaganda e djeshëm, se si bëheshin manipulimet me qëllimin për të shkaktuar atë se çfarë i ka ndodhur popullit shqiptar prej 50 vitesh. Brezit të ri i duhet dhënë informacion i plotë, për çfarë shkaktoi diktatura”, u shpreh ai.
Rendi i ditës:
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, dt.1.3.2023
1. Projektvendim “Mbi disa shtesa në vendimin
e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës dhe kategorizimit të
pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e
Komunizmit në Shqipëri “”
2. Projektvendim” Mbi disa shtesa dhe
ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 95/2016” Për miratimin e struktutës,
organiës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet
e ish- Sigurimit të Shtetit “, e ndryshuar.””
3. Shqyrtimi
i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2015 “Për
sektorin e energjisë elektrike””
4. Shqyrtimi
i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7/2017 “Për
nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”
5. Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa
dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik””
6. Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.125/2013 “Për koncesionet
dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”
7. Prezantim i projektligjit “Për Ndërgjegjësimin, Kujtesën Kolektive, Ekspozimin dhe
Ndëshkimin Publik të Regjimit Totalitar Komunist”./Dosja.al
komisioni i ligjeve jorida tabaku enkelejd alibeaj
Politike
1 Mars 2023, 11:44
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se deri më tani kanë depozituar kërkes...
Politike
1 Mars 2023, 11:18
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dh...
Politike
1 Mars 2023, 10:48
F.M
Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi
TIRANë- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili e ka konsideruar dyfytyrësi mosp&...
Politike
1 Mars 2023, 09:46
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar i hidhëruar pas tragjedisë së ndodhur në Greqi q&e...
Politike
28 Shkurt 2023, 23:00
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Nga të gjithë zyrtarët e lartë që raportohet se kanë pasur komunikime me ish-agjentin e FBI-s&e...
Politike
28 Shkurt 2023, 22:55
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli lidhur me protestën që do të zhvillohet di...
Politike
28 Shkurt 2023, 22:50
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli për rritjen ekonomike në vend, madje dhe b&eum...
Politike
28 Shkurt 2023, 21:12
A.B
Endri Shabani
TIRANË- Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani deklaroi ditën e sotme se do të garojë për Bashkin&eu...
Politike
28 Shkurt 2023, 21:14
k.m.
Charles McGonigal, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama
TIRANË- Duket se në aferën e kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të FBI-së, Cha...
Politike
28 Shkurt 2023, 21:07
A.B
Shpetim Idrizi
TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka ironizuar kandidatin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishë...