Politike

Dy ditë para protestës dhe një ditë para debatit në Kuvend! Meta shkon në zyrën e Berishës

Pritet që këto dy çështje të jenë pjesë e diskutimit të dy krerëve të partive opozitare në vend. 

1 Mars 2023, 12:58 Nga F.M
Dy ditë para protestës dhe një ditë para debatit në
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Meta mësohet se do të zhvillojë një takim me kryedemokratin Sali Berisha. Ky takim vjen një ditë para seancës pleanre që do të mbahet në Kuvendin e Shqipërisë ku Opozita do të kërkojë llogari nga kryeministri Edi Rama për takimet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Gjithashtu, më datë 3, Opozita ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kombëtare. 

Pritet që këto dy çështje të jenë pjesë e diskutimit të dy krerëve të partive opozitare në vend. 

Më 2 mars është vendosur mbajtja e seancës plenare për takimet e kreut të qeverisë Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Seanca do të jetë pa limit kohor dhe çdo deputet do të flasë 10 minuta. Kjo kërkesë e Opozitës u miratua pas një sërë seancash plenare të zhvilluara mes rrëmujës e kaosit. Deputetët kërkonin praninë e Ramës, ndërsa maxhoranca ijonte punimet. Debatet sollën dhe përjashtimin e shumë deputetëve të PD-së. 

Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll