Politike

Peleshi: Rriten me 7% paga e ushtarëve, mesatarja shkon 870 mijë lekë

Ai tha se duke qenë pjesë e FA-së, të rinjtë kanë dinjitet dhe trajtohen mirë. Ai shtoi edhe se të gjithë studentët do të marrin pagën 550 mijë lekë plus 100 mijë lekë kuotë mujore për ushqimin. 

1 Mars 2023, 12:44 Nga F.M
Peleshi: Rriten me 7% paga e ushtarëve, mesatarja shkon 870 mijë
Niko Pleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se paga për ushtarët është rritur me 7%. Në një prononcim per mediat, Peleshi tha se paga mesatare për ushtarët ka shkuar në 870 mijë lekë të vjetra. Ministri u bëri thirrje të gjithë të rinjveë që të aplikonin për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Ai tha se duke qenë pjesë e FA-së, të rinjtë kanë dinjitet dhe trajtohen mirë. Ai shtoi edhe se të gjithë studentët do të marrin pagën 550 mijë lekë plus 100 mijë lekë kuotë mujore për ushqimin. 

Pjesë nga deklarata e Peleshit: 

Është miratuar rritja e pagës me 7% për të gjithë ushtarakët. Siç e keni vënë re, rritja e pagave nuk ëhstë më një fenomen spontan, është duke u bërë i përvitshëm, do të kemi rritje pagash që ushtarët të trajtihen me paga dinjitoze. Ne duam të arrijmë nivelet e hapësirës ku bëjmë pjesë, në NATO. Nëse jeni 18 vjeç dhe jeni pranuar në Akademi, menjehrë fillon pagesa prej 55 mijë lekësh plus 10 mijë lekë që është trajtimi ushqimor. Studentët jo vetëm që nuk paguajnë, por paguhen me rrogën bazë të një ushtari. Paga rritet sipas gradave dhe niveli mesatar me këtë vendim është 870 mijë lekë. Vitin e kaluar e kemi rritur dhe nëse e krahasojmë pagën e një ushtaraku sot dhe një vit më parë, sot është 40% më e lartë. Kjo është një arsye se përse të rinjtë duhet të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Pjesë e Reformës së procesit të rekrutimit na nxjerr nga zyrat e fshehta në qendrat e qyteteve. Ka shumë arsye për të qenë pjesë e FA-së, ke trajtim të mirë, pagë të mirë dhe je pjesë e NATO-s. Do të fillojmë dhe trajtimin me banesë për të gjithë ata që kanë nevojë strehimin. Aplikimi në FA të jep dinjitet. Fushata do të ketë sloganin 'bëhu versioni yt më i mirë".

 

niko peleshi

Sondazh

Poll