Bota

Tragjedia me 36 të vdekur, Greqia shpall tre ditë zie kombëtare

Festat publike janë pezulluar të gjitha. 

1 Mars 2023, 09:23 Nga F.M
Tragjedia me 36 të vdekur, Greqia shpall tre ditë zie kombëtare
Trenat e aksidentuar

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik të ndodhur pak para mesnate në Tempe. Vendimi hyn në fuqi nga sot, që data shënon 1 mars deri më 3 mars 2023. Të gjithë flamujt do të vendosen gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore. Festat publike janë pezulluar të gjitha. 

Treni me 350 udhëtarë që po udhëtonte nga Athina në drejtim të Selanikut është përplasur me një tjetër tren. Aksidenti ka sjellë bilancin tragjik dhe deri më tani numërohen 36 të vdekur. 85 të plagosur ndodhen në spitalin e Larisës. Kërkimet për trupat vijojnë dhe pritet që numri i viktimave të rritet./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll