Bota

Ndodh në San Marino/ Një çiklist profesionist gjobitet pasi qëlloi macen e ministrit

Gjykata e gjobiti Tiberiusin me 4000 euro dhe ekipi i tij Trek-Segafredo e pezulloi për 20 ditë.

28 Shkurt 2023, 22:00 Nga k.m.
Ndodh në San Marino/ Një çiklist profesionist gjobitet pasi
Foto ilustruese

SAN MARINO- Çiklisti profesionist Antonio Tiberi është gjobitur dhe pezulluar përkohësisht nga ekipi i tij për vrasjen e maces së një ministri në San Marino. Çiklisti 21-vjeçar tha se po testonte pushkën me ajër, duke e drejtuar në kokën e maces. Macja fatkeqe i përkiste fqinjit të tij, ministrit të Turizmit dhe Postës së San Marinos, Federico Pedini Amati.

Gjykata e gjobiti Tiberiusin me 4000 euro dhe ekipi i tij Trek-Segafredo e pezulloi për 20 ditë.

“Macja nuk shqetësoi askënd. Ajo ishte me ne për një kohë të gjatë, vajza ime 3-vjeçare Lucia e donte atë. Nuk mund të vrasësh kafshën e dikujt dhe t'ja hedhësh me 4000 euro gjobë,”- tha Pedini Amati për gazetën Corriere della Sera.

Tiberi, i cili ishte kampioni botëror i provës për të rinj në 2019, u transferua së fundmi në San Marino.

san marino

Sondazh

Poll