Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Ditmir Bushati: Nuk është vetëm çështja e asosacionit në këtë marrëveshje

Bushati tregoi se mediat e pyesnin vetëm për çështjen e detit, në një kohë që kishte një sërë çështjesh të tjera të rëndësishme mes dy vendeve

28 Shkurt 2023, 21:37 Nga I.A
Dialogu Kosovë-Serbi, Ditmir Bushati: Nuk është vetëm
Ditmir Bushati

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se takimi që Albin Kurti zhvilloi dje në Bruksel në Aleksandër Vuçiç cilësuar është hap përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, teksa iu referua kohës kur ai si ministër i Jashtëm negocionte me Greqinë një sërë marrëveshjes, Bushati tregoi se mediat e pyesnin vetëm për çështjen e detit, në një kohë që kishte një sërë çështjesh të tjera të rëndësishme mes dy vendeve. Në të njëjtën mënyrë sipas tij, në marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës nuk i duhet dhënë rëndësi vetëm çështjes së asociacionit të komunave serbe.

“Unë kam negociuar me palën greke një paketë të gjerë çështjesh që nga ligji i luftë deri tek deri çështja e detit. Dhe gjithmonë më vinte plasja që gazetarët më pyesnin vetëm për çështjen e detit dhe jo për çështje të tjera që kanë interes të madh mes dy vendeve si çështja çame. Në këtë kuptim nuk duhet të fokusohemi vetëm tek çështja e asociacionit në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Bushati.

ditmir bushati dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll