Bota

Lajçak e Escobar i përvishen punës: Pajtohemi për rëndësinë e marrëveshjes dhe modalitetet e saj

Lajçak shkruan se së bashku me Escobar ata janë pajtuar me rëndësinë e marrëveshjes dhe modalitetet e zbatimit të saj.

28 Shkurt 2023, 22:00 Nga I.A
Lajçak e Escobar i përvishen punës: Pajtohemi për
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë diskutuar për koordinimin e hapave të ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit të së hënës në Bruksel. Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak shkruan se së bashku me Escobar ata janë pajtuar me rëndësinë e marrëveshjes dhe modalitetet e zbatimit të saj.

“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, bashkë me emisarin e SHBA-së Escobar u ulëm për të koordinuar hapat e mëtejmë në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuam për rëndësinë e marrëveshjes dhe modalitetet e zbatimit të saj dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të arritura në dialog”, ka shkruar Lajçak.

miroslav lajçak gabriel escobar dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll