Bota

A do dorëzohet Kurti për Asociacionin? Bushati: E rëndësishme është që të nxirren mësime nga e shkuara

Bushati u shpreh se e rëndësishme është që Kosova të nxjerrë mësime nga e shkuara.

28 Shkurt 2023, 21:28 Nga I.A
A do dorëzohet Kurti për Asociacionin? Bushati: E
Ditmir Bushati

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ka mbajtur qëndrime të përgjegjshme, në lidhje me takimin që pati dje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, pyetur nëse Kurti do të dorëzohet për Asociacionin, Bushati u shpreh se e rëndësishme është që Kosova të nxjerrë mësime nga e shkuara.

“Mendoj që qeveria e Kosovës, zoti Kurti ka mbajtur qëndrime të përgjegjshme, edhe dje, edhe sot me opinionin publik. Ka dëshmuar vullnetin e shtetit që përfaqësoin për të ecur përpara në këtë proces. Nga ana tjetër, i ka bërë me dije opinionit publik edhe vështirësitë që ekzistojnë. E rëndësishme është që Kosova të nxjerrë mësime nga e shkuara, si çdo vend që duhet të nxjerrë mësimet nga e shkuara, për të parë modelet më të mira që mund të ekzistojnë në këtë drejtim”, theksoi ai.

ditmir bushati albin kurti aleksandër vuçiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll